![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhHTVAdQzp-oVvf9Do1W0JG6E5HE5FXQkmV6AgRtxi_qY2-dOXq27dYHBqIXVEKOedTaryFYxP_NCv8FBYQgdlDvlgVRY3mHrRdNYJzwGb3pqC3rSO7nzeQHQrntWHpcLes8mixRxZAT6-4/s320/POEZI+NGA+LULI+TI+JE+VETMJA+NGJYR+DASHURI.jpg)
Në ëndërr vij tek ti, këtë nate
Flokët t’i përkëdhel pak nga pak...
E ti, si për çudi në heshtje rri,
Habitshëm më vështron me ëmbëlsi.
Ti je vetë ngjyra që pëlqej në dashuri,
Ti je zjarri që më djeg në brendësi,
Ti je drita që sytë e mi, po ndriçon,
Në çdo cep të shpirtit tim ti qëndron.
Ti je dielli që më ngroh në çdo stinë,
Unë me ty bisedoj në çdo agim,
Ti je muza që më ndjek në çdo hap,
Unë me ty bisedoj darkë për darkë.
Rrëshqas nëpër ëndrrat e mia në agim,
Ti me krahë më mbështjell me drithërim,
Dua që nga gjumi të mos zgjohem,
Dua në mallin tënd të përvëlohem...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 23/03/2015
No comments:
Post a Comment