Monday, May 11, 2015
















AI YLL ZEMRËN MË QETËSON

Nata dalëngadalë horizontin mbuloi,
Sytë e tu mendjen ma turbullojnë,
Dhe në dashuri më ftojnë gjithmonë, 
Harromë, harromë sa s’është vonë...

Thellë në mendime kam rënë këtë natë,
E sytë jeshile në kthjelltësi me lodrojnë,
E hëna më fton kukafshehtas të luaj,
Më thotë: dashuromë se gjë tjetër s’dua...

Buzë detit e shkujdesur hedh hapin tim,
E mbrëmjen dua ta shijoj pa mbarim,
Valët lozin e qeshin gëzueshëm me mua,
Më pëshpërisin lehtë: më duaj të të dua!...

O valë tinëzare, më lini sonte të qetë,
Se unë këtë peizazh dua të shijoj lehtë-lehtë.
Pres yllin tim, prandaj qëndroj zgjuar
Vetëm ai yll ma qetëson zemrën e plaguar.

Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 19 /03 /2015

No comments:

Post a Comment