Monday, May 11, 2015


















Me falni Miqte e Mi neqoftese sot kur te lexoni kete poezi mund t'iu fale impulse negative , nuk jam shprehur deri tani kaq hapur ne vargjet e mia por kjo eshte historia e vertet e jetes sime. Une sot jam nje nene e gjyshe e lumtur e dallget e jetes nuk me poshten por me ben me te forte.

Me respekt Luljeta Gjosha Pashollari.

DUA GËZIMIN TA NDAJ ME TY

Zgjata dorën të kape atë zemër që ma mori lumi,
Ajo si peshk me rrëshqiti nga dora e më humbi.
Vezullonte si pasqyrë, sytë mi qorroj,
Dhe zemrën time krejt ma copëtoj...

Me dorën e zgjatur renda pas saj,
Fluturat e lulet më bënin shoqëri,
Mos vrapo pas zemrës, se ky ishte fati,
Rri pranë nesh, se kemi nevojë për ty.

Tetë muaj lëngova ne shtrat e dërrmuar,
E zemra me fali porositë e arta të saj:
Amanet të jap fëmijët ti rritesh të lumturuar,
Në çdo hap të jetës ke uratën time pastaj...

Ishte viti nëntëdhjetë e pesë kur fati zi më goditi,
Dhe tre yje të ndritshëm te koka me rrinin,
Më buzëqeshnin e zemra gjak ju pikonte,
S’e dija se gjysma e zemrës time s’jetonte.

Kur i kujtoj ato ditë marsi plot acar,
Vetëm data katër mars beri behar,
Pas krahëve i kam hedhur e përpara shikoj,
Dua që fëmijët e mi sa më shumë t’i gëzoj;

Sot në këtë mars të ri duhet të jem e gëzuar,
Botova librin e parë me vargjet që të kam dedikuar.
Dua gëzimin, ta ndaj, me ty zemër e ndritur,
Të më shuash këtë mallin, që më ka zhuritur...

Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 04 /04 /2015 me rastin e 20 vjetorit te vdekjes te timshoqit (Bashkim Pashollari u prehfsh ne paqe)

No comments:

Post a Comment