![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgfEZpXAjl3qCT48PXbP_AW-kydTDvZ5lsaWyQHyEiHAxlCUVlmqQ3RDgDX-JAdchyBWamtNFd72DR8urM6FMfQqquShEE4woCyULF5xmnXOrY6cD4FTIYvyVR3U7iVBB9susLNVFpQAgSW/s320/pizap.com14296317788111.jpg)
HAPNI SYTË, O POPULL !
Popull shqiptar, hapini sytë,
E votën jepni kush e meriton!
Këtë radhe e kemi të vështirë ,
Mos vallë, na doli gjumi vonë!...
Mora peshoren e kohës së shkuar ,
Që këta dy burra t’i peshoj mirë.
Meqë janë vendosur kandidaturat,
Kush është me e forta, është e vështirë.
O populli im me sy shqiponje,
E me shpatën, që tek brezi ke,
Mos gabo të lutem kësaj here,
Duam të ardhme të ndritur ne!...
Duhet që vendi të ndryshojë,
Kësaj kasaphane t’i japim fund,
T’i flakim nga shpina këto halle,
Rininë ta shkundim,të merret me punë.
Ju do thoni, pse me peshore të vjetra,
Se drejtësia e ka peshë të larë me flori,
Por është më e korruptuar, se ajo tjetra,
prandaj zgjodha këtë peshë, o miqtë e mi.
Nuk kam ç’të them për dy kandidaturat,
Si për Halim Kosovën dhe për Erjon Veli,
Të dy, janë njerëz të zgjuar, siç i do puna,
Po të shohim peshorja nga do vejë tani!...
Luljeta GjoshaPashollari
Tirane 21/04/2015
Popull shqiptar, hapini sytë,
E votën jepni kush e meriton!
Këtë radhe e kemi të vështirë ,
Mos vallë, na doli gjumi vonë!...
Mora peshoren e kohës së shkuar ,
Që këta dy burra t’i peshoj mirë.
Meqë janë vendosur kandidaturat,
Kush është me e forta, është e vështirë.
O populli im me sy shqiponje,
E me shpatën, që tek brezi ke,
Mos gabo të lutem kësaj here,
Duam të ardhme të ndritur ne!...
Duhet që vendi të ndryshojë,
Kësaj kasaphane t’i japim fund,
T’i flakim nga shpina këto halle,
Rininë ta shkundim,të merret me punë.
Ju do thoni, pse me peshore të vjetra,
Se drejtësia e ka peshë të larë me flori,
Por është më e korruptuar, se ajo tjetra,
prandaj zgjodha këtë peshë, o miqtë e mi.
Nuk kam ç’të them për dy kandidaturat,
Si për Halim Kosovën dhe për Erjon Veli,
Të dy, janë njerëz të zgjuar, siç i do puna,
Po të shohim peshorja nga do vejë tani!...
Luljeta GjoshaPashollari
Tirane 21/04/2015
No comments:
Post a Comment