Thursday, May 21, 2015

















TË DUA MOJ MIKE, TË DUA...

Të dua moj mike, të dua,
Nga maja e flokut, në thua.
Jam marrëzisht i dashuruar, 
Me të gjitha nazet e tua...

Më thuaj mike, më thuaj,
Përse je kaq e djallëzuar?
I mjeri unë, më ke tërbuar,
Kur të shoh duke kaluar...

Ah, sikur pak të me doje,
Një rreze dielli të më lëshoje,
Jetën do ma zbukuroje,
Njëmijë vjet do ma zgjatoje.

Mike, më dëgjo, një herë,
Më thuaj se po vdes i mjerë,
O më mbaj, o më bëj lanet,
Se si qiriu po më tret...

Mike, të lutem më prano,
Largësinë ti ma shkurto,
Më jep krahë në dashuri,
Të fluturojmë në qiell të dy!...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane   14 /05 /2015

No comments:

Post a Comment