MË JEP NJË SINJAL TË QARTË
Nuk di ç’të them e si ta shpjegoj,
Ç’po ndodh me mua tani vonë?
Nga çastet magjike që përjetoj,
Të rrahurat zemra m’i shpejton.
Edhe vetë po çuditem me ty,
Pse sytë të ndrisin kur më shikon?
S’më flet me zë, po të zbulojnë ata sy,
Se sa shumë ti më dashuron!...
Eh...fjala madhështore “dashuri”,
Edhe nëpër dejet e mia lodron,
Kur aq ëmbël m’i drejton ata dy sy,
E fshehtas gjithë qenien ma ledhaton.
Të lutem më jep një sinjal të qartë,
Një shenjë që zemrën të ma shërojë,
Atëherë drejt teje do të vij me vrap,
Të hidhem në qafë e të të pushtoj!...
POEZI -Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 05/03/2015 ora 17:00
Nuk di ç’të them e si ta shpjegoj,
Ç’po ndodh me mua tani vonë?
Nga çastet magjike që përjetoj,
Të rrahurat zemra m’i shpejton.
Edhe vetë po çuditem me ty,
Pse sytë të ndrisin kur më shikon?
S’më flet me zë, po të zbulojnë ata sy,
Se sa shumë ti më dashuron!...
Eh...fjala madhështore “dashuri”,
Edhe nëpër dejet e mia lodron,
Kur aq ëmbël m’i drejton ata dy sy,
E fshehtas gjithë qenien ma ledhaton.
Të lutem më jep një sinjal të qartë,
Një shenjë që zemrën të ma shërojë,
Atëherë drejt teje do të vij me vrap,
Të hidhem në qafë e të të pushtoj!...
POEZI -Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 05/03/2015 ora 17:00
No comments:
Post a Comment