Thursday, May 14, 2015

















NJË YLL MË BËN SHOQËRI

Vitet ikin e jeta rreth meje zien,
Fytyra të njohura e të panjohura shikoj,
Në sytë e disave dalloj lodhje mërzie, 

E unë me sy keqardhës i shoqëroj...

Unë jetoj duke pasur njerëz të mirë afër,
Në horizont një dritë shpëtimi shikoj,
Dhe dëgjoj tingujt e një melodie të largët,
Në këtë atmosferë gazmore dua të qëndroj.

Dua të humbas mes njerëzve të gëzuar,
Mërzinë time ta flak larg përgjithmonë,
Më thonë: Jetoje jetën sa nuk të ka shkuar,
Ajo është e çmuar, këtë mos e harro!...

Çapitem ngadalë, e vetme në këtë natë,
E sytë nga qielli drejtoj me kërshëri...
Një yll më bën shoqëri atje lartë,
Qetësinë më fal e rrugën më drejton Ai...

Ti, o yll busull, që më shoqëron kudo,
Në këtë natë, përse larg po më rri?
Zbrit pranë meje e fort më përqafo,
Të shuaj mallin e të fitoj më shumë qetësi...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane  05/05/2015
 —

No comments:

Post a Comment