Monday, May 11, 2015















ME SHIKIMIN NGULUR NË HORIZONT

Mbi rërën e lagur, të pasur me jod,
Qëndroje në breg të detit këtë natë,
Me shikimin ngulur tej në horizont, 
Anijen e shpresës dalloj atje larg...

Pas pak errësira mbuloi anembanë,
Dhe ty mes muzgut nuk të dalloj...
E mbështjellë me mantelin e gjatë,
Pres me mall të zjarrtë të të takoj...

Sakaq qielli i murrmë me bën shoqëri,
E hëna lozonjare doli befas në një cep,
Më buzëqeshte ëmbël gjithë dashuri,
më ndihte që anijen ta dalloja më lehtë.

Valët e detit si për çudi ëmbël më vështrojnë,
Me ftojnë të loz me to, mërzia të më kalojë,
Por unë këmbëzbathur pres me brengë, pres,
anijen mërgimtare të zbarkoj tek unë një shpresë...

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 20 /03/2015

No comments:

Post a Comment