Monday, May 11, 2015

















DASHURIA E VËRTETË MË SHUME FORCOHET

Eh, moj jetë sa e shkurtër dhe e bukur je, 
Po dhe aq tinëzare, pse tregohesh me ne?
Disa i përkëdhel, kurse disa i shkund fare, 
Disa i merr ne krah e i ngjit në qiell pa re.

Disa i shkund e i turbullon mendërisht
Apo i rrafshon përdhe ekonomikisht.
Lum ai që dallgët e jetës përballon,
Dhe nuk nënshtrohet por më tej vazhdon.

Lum ai, që me shembullin e më të fortit,
Ecën gjatë jetës në rrugën e vërtetë të zotit.
Sepse çdo dhimbje kalon edhe "harrohet " ,
Po dashuria e vërtetë më shume forcohet...

Luljeta Gjosha Pashollari.

No comments:

Post a Comment