Tuesday, May 12, 2015

















MË JE SKALITUR NË TRU PËRJETËSISHT

Koha sot është e vrenjtur,
Ashtu dhe shpirti im në mërzi...
Dua të largohem nga realiteti, 

Por çdo mendim më çon tek ty.

Rrugës po eci e menduar,
E shpirti si nuk më plas,
Këtë jetë s’e kam menduar,
Mungesa jote ndihet çdo çast.

Kam kujtuar se do të harroja ,
Dhe të shihja përpara, qetësisht,
Jo jo, këtë kurrë nuk e mendova,
Më je skalitur në tru përjetësisht.

E nëpër gëzime kur unë shkoj,
Formalisht vallëzoj e buzëqesh,
Por çdo moment ty të kujtoj,
Sa të lumtur do ishim të ishe mes nesh.

Eh, kjo kohë tepër e zymtë ,
Ashtu siç është dhe shpirti im,
Mundohem të largoj vetminë,
Por shpirtit nuk ia jap dot qetësinë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 24/04/2015

No comments:

Post a Comment