Monday, May 11, 2015
















Kushtuar vogëlushes Siriane që iu dorzua aparatit fotografik të gazetares NADA ABU

O GJAKPIRËS, PËRSE NUK MENDONI?

Zambak i vogël dhe i pa rritur mirë, 
Lufta të ka trembur, sytë t’i ka nxirë...
Kur të pashë ashtu lotët më kanë rënë,
M’u drodh zemra shumë se unë jam nënë.

Stop i thoni luftës, që sjell vetëm mjerim,
Shton në këtë glob më shumë fëmijë jetim!
Vogëlushe, duar lart nga frika mos i ngri,
Se unë dua të të nxjerr vetëm fotografi!

Ju, o gjakpirës, përse nuk mendoni,
Këta vogëlushë sirianë po i tmerroni!
Ne “stop!” i themi luftës, mendoni pak,
Sikur vogëlushët tuaj të kenë këtë fat.

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 31 / 03 / 2015 

No comments:

Post a Comment