TË KËRKOJ E TË THËRRAS
Ku fluturuan vargjet e mia?
Ku më iku papritur poezia?
Perse ngela në të dimrit gjumë,
Kur fansat më kërkojnë shumë?...
Përse u stakova, mendimet ngatërrova,
Mos vallë vargjet e dashur harrova,
Apo e ka fajin kjo koha me shi,
.
Ku fluturuan vargjet e mia?
Ku më iku papritur poezia?
Perse ngela në të dimrit gjumë,
Kur fansat më kërkojnë shumë?...
Përse u stakova, mendimet ngatërrova,
Mos vallë vargjet e dashur harrova,
Apo e ka fajin kjo koha me shi,
.
Që në shpirtin tim nuk gjej qetësi?...
Me sytë mbyllur, në hapësirën bosh
po kaloj një çast për ty në meditim,
Buza e detit seç po më josh,
Më thotë: dua të më dashurosh...
Por për mua s’ka dashuri të dytë,
Ndaj kam frike t’i hap sytë,
Hija jote më vjen përherë nga pas,
Në ëndërr të kërkoj e ty të thërras...
Afrohu pranë meje e më shtrëngo,
Nga krahët e tu mos më lësho!
Më shtrëngo fort, më mbaj në gji,
Më zhuriti malli përvëlues për ty...
Luljeta GjoshaPashollari
Tirane 25/02/2015 ora 17:00
PUBLIKUAR TE GAZETA :INTERVISTA.
DT14/03/2015.
No comments:
Post a Comment