Monday, May 11, 2015















KUR SYTË HAP NË MËNGJES


Në çdo cep ku hedh vështrimin,më kujton,
Ato çaste përvëlimi sikur ende i përjetoj... 
Në çdo qoshe ti hedh sytë dhe më tundon,
Me kujtohen kohët e bukura që s’i harroj...

Ishin vite të arta ato që kaluam ne të dy,
Ishin puthjet e tua të zjarrta, plot dashuri...
Të kërkoj sërish në horizonte, më mungon,
Vallë rrugën ty kush ta preu përgjithmonë?...

Unë ty të thur kurorë ditë për ditë,
Unë ty vargje në mendjen time po të skalitë,
Ato si dallgë shushuritëse derdhen në oqean,
dhe ti më pëshpërit në vesh: “Të kam pranë...”

Unë në ëndrra afrohem pranë teje të pushtoj,
Dhe të pëshpërit në vesh: të dashuroj!...
Kur hap sytë në mëngjes, s’të kam pranë,
Por ti nga qielli më përgjigjesh:“Të kam xhan...”

Luljeta Gjosha Pashollari.





No comments:

Post a Comment