Monday, May 11, 2015















PSE GJAKNXEHTËSIA NA BURON SI PËRROI

Përse dielli lindi aq bukur në mëngjes ,
E kafja më shijoi sot aq shumë,
përse biseda që e lamë në mes,
për pak më zgjoi nga ai gjumë?...

Përse jemi me njëri-tjetrin të ashpër,
E kandari na kërcen menjëherë,
Përse ujin s’e lemë të rrjedhë i pastër
E mendjen ta kemi përherë të kthjellë?

Ne nga ana e Labërisë me shkrepa,
Çdo berr e varim në këmbët e veta,
Nuk paragjykojmë njerëzit e tjerë,
Kur për ne ata nuk kanë vlerë...

Nata erdhi dalëngadalë e lehtë-lehtë
Dhe errësira Tiranën nisi të mbulojë,
Zemra ime sonte nuk është e qetë,
dhe sytë mirë nuk po më shikojnë.

Perse kaq gjaknxehtë, të jemi,
si të rinjtë ashtu dhe të vjetrit?
Mos vallë nga injoranca që kemi,
hamë kokën e njeri-tjetrit?...

Eh, moj toka ime e bekuar,
me relievin e thepisur malor,
Vallë, fajin e ke ti, moj e uruar
që gjaknxehtësia si përroi na buron?

Gjersa të shikojmë njeri-tjetri si armik,
Ky vend s’ka për të gjetur derman,
duhet hedhur pas e kaluara me vërtik,
që dielli të ndriçojë këtë tokë anembanë...

Luljeta GjoshaPashollari.
Tirane  16 /03 /2015

No comments:

Post a Comment