JETOJMË ME IMAZHIN E NJËRI-TJETRIT
Të mendoj e nga kujtimet e mia nuk të fshin njeri,
Të dashuroj, sa në zemrën time s’ka vend për asnji.
Të adhuroj e kjo pritje e gjatë me ka lënë pa gojë,
Në çdo cep të dhomës, me kujtimet e tua jetoj.
Të dua ty gjersa fryma të më shkojë në qiell,
Aroma jote e ëmbël, si mantel më ka mbështjellë.
Në këto dite acari, nuk po gjej fare qetësi,
Vallë si do më vejë halli pa ty, këtë nuk e di?!...
Ndoshta me vështrimin nderur nga rruga qëndron,
Më duket se nga çasti në çast po më përqafon...
Do më kërkosh falje për këtë pritje të gjatë,
Do me pëshpëritësh në vesh, mos më qorto këtë natë!
Kjo është nata jonë, nata e ndjenjave fitimtare,
Preludin e dashurisë këndojmë, si zogj në dritare.
Dhe vazhdimisht me sy njeri-tjetrin kërkojmë,
Zemra na rreh fortë e me imazhin tonë jetojmë...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 10/03/2015

No comments:
Post a Comment