Monday, May 11, 2015














PRES URIM ME SHENJË JETE

E përhumbur këtë natë, në mendime kam renë,
Kur errësira vendin anembanë ka mbuluar,
E unë e mërzitur pres, vetëm hëna shoqëri më bën 

Pres agimin të ndriçojë shpirtin tim të trishtuar...

Në këtë pyll me hije nate, kështu krejt e vetme,
Ndjek klithmat e një stuhie që sapo ka filluar,
Stuhia dhe errësira me figura të tmerrshme,
Zemrën time me një gardh mërzie ma ka rrethuar.

Ne mes te këtij pyllit të errët, sillem vërdallë,
Rrugën kam humbure dhe shtegun s’po e gjej.
Hëna si busull rend mbas meje në këtë hall,
Ajo më kap për dore, shtegun bashkë ta gjejmë.

A moj hëna lozonjare, që qetëson shpirtin tim
Eja më ndihmo të gjejmë në qiell engjëllin tim.
Nuk e di se ku m’u tret atje larg nëpër planete,
Pres të më dërgojë ndonjë urim me shenjë jete...

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 27/03/2015 

No comments:

Post a Comment