Monday, May 11, 2015
















PËRSE GJITHË KËTO PRAPËSIRA?

Përse yjet sot nuk po ndriçojnë,
e mjegulla mbulon vendin anembanë?
Perse zemrat fort nuk dashurojnë, 
ka kohë në gjumin e dimrit ranë?

Përse ndodh gjithë kjo "qetësi”
Njerëzit kudo po flasin me veten,
në këtë ecje monotone si për çudi,
shumë fytyra në brenga po treten .
Përse ata që duam më shumë,
Nuk na duan ashtu siç i duam?

Përse njerëzia ngjan me një lumë,
ecin të qorrollisur e të hutuar,
Përse dielli në vendin tim nuk ndritka,
dhe hëna natën duket sikur vajton?
Përse rrugëve shikojmë kaq shumë lypsa?
Kjo varfëri mua zemrën ma turbullon ?

Kush na ka mallkuar për gjithë këto prapsira?
Punoni o pushtetar, vetëm për mbarësinë...
Që në kohën e Skënderbeut, kërkuam ditë të mira,
dhe ato ende nuk po vijnë për Shqipërinë...

Luljeta Gjosha Pashollari.

No comments:

Post a Comment