Friday, May 8, 2015

















AI ÇAST VALLËZIMI PRANË DETIT

Të thashë: eja e dashur, mbështetu tek unë,
Të vallëzojmë pranë valëve të detit blu,
Në këto momente të ngrohta pranverore, 
Të afrojmë gjokset të lidhemi përdore!...

Thellë në kujtesën time atë çast fiksova,
Kur u ula para teje dhe dorën të kërkova,
E ti më buzëqeshe e sytë të shkëlqenin,
E m’u duk sikur më fale tokën dhe qiellin.

Kështu u lidhën dy zemrat tona njëherësh,
E në sytë tanë shpërthyen lulet e pranverës,
Dhe nga ai çast prej njëri-tjetrit më s’u ndamë
Si dy zogj fluturimtarë mbi dallgë e tramundanë.

Ato ishin çastet më të bukura të jetë sime,
Gjithmonë me fanatizëm do t’i ruaj në përjetime,
Dhe të gjitha sa me shpirt të kam premtuar,
Gjatë gjithë jetës sime kam për t’i realizuar.

Dhe dashurinë tonë të madhe, të kristalizuar,
Në brigjet e Adriatikut, s’kam për ta harruar,
Kur ti me dashuri gjithë trupin më mbështolle,
E të madhen dashuri të përjetshme më dhurove...

POEZI Luljeta Gjosha - Pashollari.

1 comment:

  1. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete