Wednesday, May 27, 2015

















NDJENJA E PAFAJ

Befas e shtangur mbeta kur të pashë.
Duke u mbytur nga shirat lumturisë.
Sytë e mi u bënë oqean i zjarrtë,
Për aq kohë sa rrëshqita dashurisë.

Ti mua me faj mos më bëj,
Si duket u vele e më ke harruar
Nga ku pastaj ndjenjën e zhbëj.
Si nuri mjegullës me ke kaluar.

Ti melodinë e heshtur e dëgjove,
Nga uria ime për dashuri
Tek lulja e mollës që vadite.
Me vesën e buzëve nga dhëmbët e mi.

Unë u tradhtova nga mishërimi im,
Se ti s'më çon mua sonte në skaj.
Se s'po shikon mikeshën e vjetër .
Që dridhet nga ndjenja e pafaj.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
 — 

No comments:

Post a Comment