PO KARROCËN E JETËS KUSH DO TA SHTY ?
Një jetë me ty u dashurova
Në këtë jetë pa ty nuk jam e qetë,
Thonë se kështu na qenka loja,
Po zemra ime s’e shtyn dot aq lehtë...
Çohem në mëngjes, e hap dritaren
Rezet e diellit shpirtin ma ngrohin shumë.
Dale në rrugë e futem në turmën e madhe,
Shumë të varfëruar e mjaft pa punë.
Nxitoj të thyej të zakonshmen monotoni,
të largohem nga kjo rrëmujë shpirtplasur...
Ku është respekti, s’e s’po e gjej kurrsesi ,
Vallë ma tregoni, o miqtë e mi të dashur?
Dëgjoj të rinjtë shajnë njeri-tjetrin,
Të gjithë lokalet me ta mbushur plot,
Për ta kemi fajet edhe ne të vjetrit
Vallë këtë gjendje do ta quajmë Evropë?
Ne jemi ata që këtë brez e kemi llastuar,
E i lemë dembela të flenë dhe ditën gjumë,
Në vend që ti shkundim, kudo për të punuar,
T’ua bëjmë të qartë se jeta s’ndryshon pa punë.
Pse mes nesh, në këtë tokë të shenjtë,
Nuk po merremi vesh, o ju miqtë e mi,
Këtu të gjithë duan të bëhen deputetë,
Po karrocën e jetës sonë kush do ta shty?...
Luljeta GjoshaPashollari.
Tirane 17/04/2015
publikuar ne Gazeta Telegraf ,
Suplement 04/05/2015.

No comments:
Post a Comment