Thursday, May 14, 2015


















DHE MELODIA E ZEMRES SIME MBAROJ.

Nuk m’i kthen kush netët e bukura me hënë,
Dhe sytë e tu s’do t’i shoh më kurrë;
Prandaj vargjet për ty nga zemra më kanë rënë, 

Dhe sa të jem gjallë, më burojnë si gurrë.

Më shkuan pranverat bashkë me ty,
E s’mund t’i kthej mbrapsht vitet e arta,
Më pushtuan rrebeshet me lot në sy
E në shpirtin tim fryjnë shtrëngatat.

Ti ke kohë jeton në një botë pa diell,
Dhe dashurinë për mua kurrë s’e harron,
Në ëndrra vjen me ledhaton, nga yjet,
Më thua në vesh se shumë më dashuron...

Mbase dhe ty shtrëngatat të kanë pushtuar,
Pranverat e mia kurrë s’ke për ti harruar,
Me sytë ngjyre kafe dhe flokë të praruar,
Më je ngulitur në mendje fort i dashuruar.

Kur ti u largove së pari nga kjo botë ,
Qielli u nxi befas dhe lotë lëshoj,
Ditët pa diell zemrën time pushtuan
Dhe melodia e zemrës sime mbaroj.

Simfonia jote përse më s’është dëgjuar?
Vitet ikën me radhë, njëri-tjetrin pasuan,
Por unë ty nga mendja s’të kam larguar,
Se përjetësisht në mendjen time je ngujuar...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane  03 /05 /2015
 —

No comments:

Post a Comment