BIRIT TIM ERMALIT
Kur ti erdhe në këtë jetë, biri im,
S’kishte për mua më të madh gëzim.
Ti e mbushe shtëpinë me dritë si yll,
Dhe babait tënd iu shtua një shtyllë.
Kur marsi çel mimoza e manushaqe,
Të mora në krahë e të putha në faqe.
Me qumështin e ngrohtë që të mëkova,
Jetë të gjatë sa një lis të urova.
Tani je rritur, je bërë burrë hata,
Shume shpejt do bëhesh dhe baba,
Do shtosh shtëpinë me cicërima,
Do kuptosh sa shumë duhen fëmija.
Nuk të kam inat muajin mars,
Se shume gëzime me ke sjellë,
Një pikë helmi që më ke hedhë,
Thellë në shpirt ma ke mbjellë.
Prandaj unë vetëm përpara do shikoj,
Gëzimet e tua do të festoje përherë,
Helmin nga shpirti do ta largoj,
Pjestari i ri i familjes do me gezoj.
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 31 / 03 / 2015
Kur ti erdhe në këtë jetë, biri im,
S’kishte për mua më të madh gëzim.
Ti e mbushe shtëpinë me dritë si yll,
Dhe babait tënd iu shtua një shtyllë.
Kur marsi çel mimoza e manushaqe,
Të mora në krahë e të putha në faqe.
Me qumështin e ngrohtë që të mëkova,
Jetë të gjatë sa një lis të urova.
Tani je rritur, je bërë burrë hata,
Shume shpejt do bëhesh dhe baba,
Do shtosh shtëpinë me cicërima,
Do kuptosh sa shumë duhen fëmija.
Nuk të kam inat muajin mars,
Se shume gëzime me ke sjellë,
Një pikë helmi që më ke hedhë,
Thellë në shpirt ma ke mbjellë.
Prandaj unë vetëm përpara do shikoj,
Gëzimet e tua do të festoje përherë,
Helmin nga shpirti do ta largoj,
Pjestari i ri i familjes do me gezoj.
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 31 / 03 / 2015
No comments:
Post a Comment