![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjK7YeqoQ_DnftoNvyuCLYkR3YcgNzd6ehw609d1p4bRf6IDudmPUZdYbOlCXMl0qPpjj8mUWgj2CHaDHgtov-GwECW6VNJQ7Ksv6o2diEws1GabwCvkJUebV2Bnhr9OoNlqYVKZG7aHVSL/s320/10801754_896617973722820_2018932278985553451_n.jpg)
Momentet që kaluam bashkë,
Rrënjë kanë lëshuar në shpirt.
Dhe në zemër më është skalitur,
Flaka që më flakëroi atë ditë.
Kur u ndeza të parën herë,
Buzë më buzë bashkë me ty,
Vetëm prushi tani mbeti,
Çfarë kënaqësie kish ajo dashuri...
Shumë vite i kalova me ty ,
Dhe kisha vite të munguara,
Me zgjove gjumin e dimrit në sy...
Puthjet e tua s'janë të harruara.
Mbeta e varfër e krejt boshe pa ty,
Qëkur pranë s'i kam sytë e tu ,
Se dashurinë tënde e dua thellësisht,
Sa vetë thellësia e detit blu...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 13 .12 . 2014
No comments:
Post a Comment