Tuesday, May 12, 2015
















DASHURIA E VERTETË NUK HARROHET

Dua të dehem këtë natë,
Të harroj gjithçka më mërzit.
Dua të të ftoj ty prapë, 
Të kujtojmë çastet që jetuam të dy.

Dua të endemi kuturu,
E jetës t’i japim tjetër kuptim,
Dua kur nga gjumi të çohem,
Të jem në krahët e tu në përqafim.

Dua të kujtojmë ato çaste,
Kur të dy bashkë i shijuam,
Ato dëfrime e çaste përvëlimi,
A i mban mend ato që jetuam?

Eh, moj dashuri e shkretë ,
Qe po djeg të vjetër e të rinj,
Kuptimi yt tashmë po venitet,
S‘je më ai pasion që presin të gjithë.

Ne mes teje, moj dashuri,
Sot ka hyrë zgjedhja e interesit,
Prandaj emri yt shpejt konsumohet,
E s’e ka atë shkëlqimin e mëngjesit.

Vetëm një gjë dua të tregoj,
Dashuria vetëm një herë jetohet,
Lum ai që dashurinë e vërtetë provojë,
Se ajo deri në vdekje nuk harrohet...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 26/04/2014
Publikuar :Gazeta Intervista Dt 08/05/2015

No comments:

Post a Comment