Monday, May 11, 2015

















FUSTANI NGJYRË GJAKU

Në këtë natë ti e vetme vallëzoje,
Dhe në majat e gishtave qëndroje,
Me trupin si një sirenë e harkuar, 
Dukeshe marrëzisht e dashuruar...

Fustani prej mëndafshi ngjyrë gjaku
I ngjitur pas trupit të qëndronte,
Trupi harkuar si një degë shelgu,
Teksa ëmbël melodia të shoqëronte.

Ty, moj perri, që kërcen kaq bukur,
Afrohu pak, mësomë dhe mua ,
Në këtë qetësi e lehtë si flutur ,
Dua te qëndroj në krahët e tua.

Eh moj jetë, sa gënjeshtare je dukur,
Perse disa ti keqas i mashtron,
Përse të mos jemi të gjithë të lumtur,
Të vallëzojmë kudo në globin tonë?...

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 22/03/2015 

No comments:

Post a Comment