![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgMeV_7PnKdWdP38ugXJMpCdu5cD4Cb61Vp1uEs0j8cW82FZtjhMx4FLrNWM09wFL97d3W7iWkRyZDt82OJUPVL1nWwoT6e6TDCyDo0T4O0KG1J_g50SV4a5Rc4u6KMtfQPJkkjC1XhLR3H/s320/POEZI+NGA+LULI++++NATE+MAGJIKE.jpg)
NATE MAGJIKE
Çaste magjike mes malesh ,
Pëllumbat na bënin shoqëri,
Mall i përvëluar, mes zjarresh,
që përjetojmë ne të dy....
Ti i ardhur nga koha e largët ,
me pushtoje me afsh e dashuri,
Ashtu në krahët e njeri - tjetrit,
Shijonim frytin e ëmbël,dashuri.
Ti dashuria ime e paharruar
sa kohe kishim pa u parë,
na zuri nata ashtu të përqafuar,
E s’e shuanim dot atë zjarr...
Të përqafuar ishim gjer në agim,
Zjarrin që na përvëlonte të dy,
Nuk e shuante dot mallin,
Që na ziente si vullkan në gji.
Ti je gjeja më e çmuar kudo,
Margaritar, xhevahir plot shkëlqim,
Rri me mua mos u largo,
Se pa ty nuk kam asnjë shpëtim.
Pak nga pak unë po tretem,
Si qiriri i djegur në shandan,
Më mbaj ashtu pranë vetes,
Të shuhemi të dy në oqean!...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane dt 27 / 04 / 2015
Çaste magjike mes malesh ,
Pëllumbat na bënin shoqëri,
Mall i përvëluar, mes zjarresh,
që përjetojmë ne të dy....
Ti i ardhur nga koha e largët ,
me pushtoje me afsh e dashuri,
Ashtu në krahët e njeri - tjetrit,
Shijonim frytin e ëmbël,dashuri.
Ti dashuria ime e paharruar
sa kohe kishim pa u parë,
na zuri nata ashtu të përqafuar,
E s’e shuanim dot atë zjarr...
Të përqafuar ishim gjer në agim,
Zjarrin që na përvëlonte të dy,
Nuk e shuante dot mallin,
Që na ziente si vullkan në gji.
Ti je gjeja më e çmuar kudo,
Margaritar, xhevahir plot shkëlqim,
Rri me mua mos u largo,
Se pa ty nuk kam asnjë shpëtim.
Pak nga pak unë po tretem,
Si qiriri i djegur në shandan,
Më mbaj ashtu pranë vetes,
Të shuhemi të dy në oqean!...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane dt 27 / 04 / 2015
No comments:
Post a Comment