Thursday, May 21, 2015
















PSE SOT DETI ËSHTË I TRAZUAR

Pse sot deti është i trazuar,
Vallë çfarë lajmi do të më tregojë?
Edhe qielli i mbushur me re, 
Të tre bashkë jemi njësoj...

Pse ashtu me brengën e detit,
vala e dallgës seç me josh,
lehtë këmbët m’i përkëdhel,
Sikur më thotë: të më dashurosh!

O moj valëza lozonjare,
Mos luaj me ndjenjat e mia,
Unë ato çaste i kam jetuar ,
Dhe e di ç’është dashuria.

Ajo vjen njëherë në jetë,
Lum’ ai-ajo që e ka shijuar,
Se dy njerëz ngrenë folenë,
E mbushin me cicërimën e gëzuar.

Ka edhe raste dështimi,
që në këtë kohë janë shtuar,
Bredhin në dyert e gjykatave,
Se veç interesi i ka bashkuar

Fjala bashkëshortë, ka kuptim,
kur njeri-tjetrin e respektojmë,
Jo të futin shkopinj nën rrota,
të ardhmen e familjes të shkatërrojmë.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 10/05/2015

No comments:

Post a Comment