![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgOs_r3bBTcbD3Nx_oB8iUwHYqK4SFo7DT-lz1SXKwZrWDITnC6WViCV55N9oo-kDZzb2XcYRMFuAbGcUfUdwPmfjjHrp88k9DKfR164Zwzlc1TXQdFNlyvGjSmVCramXc3qJZ8FupO84RF/s320/100005115543642pizapw1427899717.jpg)
MES KRAHËVE TË TU DUA TË FUTEM
Dua të marr krahët e shqipes ,
E nëpër largësi të fluturoj,
Dua t’i kthej shpinën dhimbjes,
Jetën e lumtur të përqafoj.
Dua të thur këngë gazmore,
Në pentagramin e shpirtit tim,
dhimbjen e thellë ta le pasdore,
Se dua pranverën me blerim.
Or, pëllumb krahëshkruar ,
A s’më merr dhe mua me vete,
Të shtegtojmë të bashkuar,
Aty ku ka gëzim mbi tokë e dete.
Të shëtisim duke fluturuar,
Në ato vise ku kam shkelur,
Të kujtoj kohën e shkuar,
Në atë qiellin pa retë nderur.
Të përgjërohem e shumë të lutem,
Mos më lër në vetmi pa caqe,
Mes krahëve të tu dua të futem,
Shpirti të më fluturojë në paqe!...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 1 / 04 /2015
Dua të marr krahët e shqipes ,
E nëpër largësi të fluturoj,
Dua t’i kthej shpinën dhimbjes,
Jetën e lumtur të përqafoj.
Dua të thur këngë gazmore,
Në pentagramin e shpirtit tim,
dhimbjen e thellë ta le pasdore,
Se dua pranverën me blerim.
Or, pëllumb krahëshkruar ,
A s’më merr dhe mua me vete,
Të shtegtojmë të bashkuar,
Aty ku ka gëzim mbi tokë e dete.
Të shëtisim duke fluturuar,
Në ato vise ku kam shkelur,
Të kujtoj kohën e shkuar,
Në atë qiellin pa retë nderur.
Të përgjërohem e shumë të lutem,
Mos më lër në vetmi pa caqe,
Mes krahëve të tu dua të futem,
Shpirti të më fluturojë në paqe!...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 1 / 04 /2015
No comments:
Post a Comment