Monday, May 11, 2015


















SOKOL MULLAI, DJALË I RRALLË
.

Sokol Mullai o djal’ i rrallë,
O shpirt njeriu, o mendjeflori, 
Mos je dhe diçka më lartë, vallë,
Nga vlerësimet që po bëj për ty.

Ti je impulsi pozitiv më nxitës,
Mendje e mprehtë, tepër e rrallë.
Komentet në publikimet e ditës,
Të bëjnë për ne më të mençurin djalë.

Superstar mes nesh je vërtetë,
Këtë epitet e meriton plotësisht,
Se komentet e tua me vlerë,
I japin flatra frymëzimi shoqërisë.

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane - 30/03/2015
 —

No comments:

Post a Comment