![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgbk27h_-8r7EcmwAj2WPpAwqVt8eaFzp2xmkWLuqwV339GRBP-dGMDiSxfQm6F5hSRX-q-m9hf0qiBHzZ1qZoOIuXXWa7V8mOXWzGWsPE_VqfQKaSd0k9pP9mNFl_2tUIXuYlRQnADIgEz/s320/POEZI+NGA+LULI++TI+MERITON+ME+TE+MADHEN+DASHURI.jpg)
TI MERITON MË TË MADHEN DASHURI
Ti, që na sjell nga trupi yt në jetë,
Ti, që na fal dashuri të vërtetë,
Ti, që me gjakun tënd na mëkon,
Ti, që ninullat e ëmbla na këndon...
Ti që na rrit me shumë mundime,
Ti që na fal gjithmonë veç gëzime,
Ti që je kryefjala e së vërtetës,
Ti që je burim i pashterur i jetës...
Ti, që je vazhdimësia në këtë jetë,
Ti, që fal dashuri pa asnjë interes,
Ti, që rruzullit tokësor i jep dritë,
Ti, që më shumë se veten do fëmijtë...
Ti meriton më të madhen dashuri,
më të madhin nderim nga çdo njeri,
O e shtrenjta ime, si perëndeshë,
Fëmijë për ty gjithmonë do të mbes...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 07/03/2015
No comments:
Post a Comment