Monday, May 11, 2015

















KY MARSI SJELL GËZIM PRANVEROR

Mimozat varur krahët e zverdhur,
Njoftojnë se dita e verës ka ardhë
E lulet e bardha të kumbullës çelur, 
rrugët e Tiranës hijeshi kanë marrë.

Në muajin mars, të shumë festave,
një nga një dua të gjithë t’i uroj,
Në festën e mësuesve e të nënave,
Në ditën e verës, bashkë t’i gëzoj.

Dita kur gjallërohet blerimi,
e manushaqja çel nëpër gëmusha,
Mbush mjediset me aromë e bukuri,
Dalim t’i mbledhim në të bukurat fusha.

Lule manushaqe me petale fletë-fletë,
shumë aromë ti përqark shpërndan.
Lulëzon tokën tonë ky mars i blertë,
e gëzim pranveror sjell në çdo anë.

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane  20/03 /2015

No comments:

Post a Comment