![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjgqROzLfI-5hJWEsGduEBq2p0TemAo2iTkkw9KlVNYDP07RXcUqIY0rCYvLC6Uri5gcB12xCd01wHMCC3YD_WbYbPzIl0gYzOzWm5jCZdwrHxlx3HUQfADFpj0K7eAQgmuSwSIjznvzQeS/s320/POEZI+NGA+LULI+PETALET+JANE+GJURMET+E+TUA..jpg)
Si kjo lule me petale,
Që ia numëroj përditë,
Më dërgo ca sinjale,
A më do mua një çikë!...
Petalet janë gjurmët që ke hedhur,
E bulëza loti që të kanë rënë ty,
Të lutem me trego ku je fshehur,
Lotët të t’i mbledh e me etje t’i pi....
Më hoqe trurin teksa të kërkoj ,
S’e di se gjaku më vlon për ty!
Nuk di pa të parë, sa gjatë do duroj?
Në gjoksin tënd dua të vdes tani!...
Luljeta Gjosha Pashollari,
Tirane 04/ 04 /2015
No comments:
Post a Comment