![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjyPmf3KIckXhEUh9DoVWs21b08cXF9Wu1l9G4RhEdBLI3dmfy-r2VK3tY6h2DRus3A3CNHZm0uLPXmX1GyL28Mw8eJl_Qsp9XSSpNjavwuxFMyhH4vybbsE0whxaudFZVOC2Qybj3YsB-p/s320/POEZI+NGA+LULI++DUA+TE+KEPUS+VARGONJTE.jpg)
DUA TË KËPUT VARGONJTË !
Dua vargonjtë që më mbajnë lidhur,
T’i këput përfundimisht e të fluturoj,
Në atë qiell të kaltër, pa ajër të hidhur
Pran teje të vij, e me ty të qëndroj.
Pavarësisht se qielli shpesh ka edhe re,
Aty pranë teje dua të vi përgjithmonë,
Se kjo jetë këtu, po më lodh shumë,
Frymën e ditëve po ma shkurton...
Zinxhirët e vargonjve për ty do i copëtoj,
Do t’i flak tutje, ose diku në muze,
Dhe për të ardhmen do të ëndërroj
Sepse di t’i them jetës, të kërkoj, ku je?
Në çdo çast ku gjendem, e në çdo vend,
Unë vetëm për ty do të frymoj,
Që muza ime, njësh me shpirtin tënd,
Nga kjo botë e trazuar të më largojë...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 09 /05 /2015
Dua vargonjtë që më mbajnë lidhur,
T’i këput përfundimisht e të fluturoj,
Në atë qiell të kaltër, pa ajër të hidhur
Pran teje të vij, e me ty të qëndroj.
Pavarësisht se qielli shpesh ka edhe re,
Aty pranë teje dua të vi përgjithmonë,
Se kjo jetë këtu, po më lodh shumë,
Frymën e ditëve po ma shkurton...
Zinxhirët e vargonjve për ty do i copëtoj,
Do t’i flak tutje, ose diku në muze,
Dhe për të ardhmen do të ëndërroj
Sepse di t’i them jetës, të kërkoj, ku je?
Në çdo çast ku gjendem, e në çdo vend,
Unë vetëm për ty do të frymoj,
Që muza ime, njësh me shpirtin tënd,
Nga kjo botë e trazuar të më largojë...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 09 /05 /2015
No comments:
Post a Comment