Thursday, May 21, 2015

















QERSHIA MBI TORTË
( Kushtuar mbesës Livia)

Qershia mbi tortë, me je ti,
Stolisur gjithë nur e bukuri. 
Kur linde ti, më shtove jetë,
S’është gënjeshtër, po e vërtetë.

Një ditë mos të shoh me sy,
Malli për ty më përvëlon sytë,
Të dua aq shumë, sa ti s’e di ,
Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.

Pak nga pak po bëhesh zonjushe,
Por nëna ty të thërret lepurushe,
Kur ti lozonjarja ime, më afrohesh,
Shtatë mrekullitë e botës shikohen.

Me mua të gjithë janë në një mendje,
E për këtë asnjë nuk më kritikon,
Se mjalti mjaltit është më i ëmbël,
Këtë teoremë askush s’ma ndryshon.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
  Tieane 15 /05 2015

No comments:

Post a Comment