Monday, May 11, 2015















NE TË DY NË OQENANIN E KALTËR

Ti je ylli, unë jam Hëna ,
Pa njeri-tjetrin, s’bëjmë dot.
Të dy paskemi rënë brenda, 
Mos dashuria na lidhi sot?

Ylli i bukur me pesë cepa,
Pse ke rënë në oqean të tjetrit,
Zjarrin që ke brenda në gji,
Do ta shuash me ujin e detit?

Unë pranë teje le të mbytem,
E vetëm ty s’dua të të lë,
Të dy në oqean le të tretemi,
Të notojmë bashkë pa bërë zë.

Vitet ikin e ndjekin njeri- tjetrin,
Zjarrin qe kemi s’e shuajmë dot,
Ne të dy në një oqean të kaltër,
Do notojmë për jetë e mot....

Luljeta Gjosha Pashollari.

No comments:

Post a Comment