Thursday, May 14, 2015


















MBIJETOJ NË KËTË BOTË TË ASHPËR...

Mos m’i zgjo ëndrrat e mia,
Këndova ashpër kur të humba ty.
Unë e ti do të bënim shumë çudira,
Dhe do ta shijonim botën me mirësi.

Ja tani nata e vrenjtur po bie,
Mallin tim nuk mund ta fsheh,
Ne deshëm atë moshë rinie,
Ta jetonin të gjithën me gaz -hare.

Ndofta më shumë desha unë vet,
Të gjithë t’i shikoja të pandarë,
Toka e qielli të puthnin retë,
E rrugët mbushur me udhëtarë.

Shumë herë kam menduar,
Përse është e trazuar kjo botë?!
Prapëseprapë unë jam e gëzuar,
Në këtë botë të ashpër, po mbijetoj.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane  01 /05 /2015

No comments:

Post a Comment