Tuesday, May 12, 2015



















EH, MOJ BOTË QË VËRTITESH NAT’ E DITË...

Do të doja ta kisha botën në dorën time,
Ta ndryshoja e t’i jepja tjetër ngjyrë,
Ta ndaja në pjesë të barabarta,
Të flakja tuje luftërat dhe varfërinë.

Do të doja, dielli të ngrohte njësoj,
Nga Poli i Jugut deri në Veri,
Njerëzit të falnin në çdo kohë,
dashuri pa interes dhe mirësi.

Eh, moj botë që vërtitesh nat’ e ditë,
rreth unazës duke hedhur valle,
Ndalu pak, thuaju njerëzve të liq,
Të mbjellin kudo harmoni e paqe!

Ndryshe shpirtligjtë e vështirë,
Mund t’i flakësh në hapësirë!...

Luljeta GjoshaPashollari.
Tirane 19 /04 /2015
 —

No comments:

Post a Comment