![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEipvs98OIon-xnbNZkdDYBM6NlkPWjXAOVZNp18h53At0lT4jzmooL1MerBWjnHZ-GlvLNeNjlNgs0lfcmWF892fkQYjfnRWRgFi8jO8hb9JgygKx3pT2yqFW8P1lYVdW9oo2qPJss_7VZE/s320/POEZI+NGA+LULI+O+MOJ+FEMRA+SHQIPETARE.jpg)
O MOJ FEMRA SHQIPTARE !
Dita zbardhi prapë e qeshur ,
Apo sytë e tu rrezatojnë dritë!
Unë i hutuar kisha mbetur,
Të krahasoja me shtatë bukuritë.
Ti asnjërës nuk i ngjasoje,
Se shkëlqeje prej tyre më shumë,
Ndaj të pagëzova bukuri të tetë,
Zjarre përvëlimi lëshove tek unë.
Të ndoqa pas ikjes tinëzare,
Por ti rrëshqite porsi flutur,
Zemrën time djaloshare,
Në një vullkan ma ke futur.
Shëtita krejt botën e madhe
Por s’më ngjasoi asnjë si ti,
O moj femra shqiptare,
Falmi mua dy sytë e zi!...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 15 /04 /2015
Dita zbardhi prapë e qeshur ,
Apo sytë e tu rrezatojnë dritë!
Unë i hutuar kisha mbetur,
Të krahasoja me shtatë bukuritë.
Ti asnjërës nuk i ngjasoje,
Se shkëlqeje prej tyre më shumë,
Ndaj të pagëzova bukuri të tetë,
Zjarre përvëlimi lëshove tek unë.
Të ndoqa pas ikjes tinëzare,
Por ti rrëshqite porsi flutur,
Zemrën time djaloshare,
Në një vullkan ma ke futur.
Shëtita krejt botën e madhe
Por s’më ngjasoi asnjë si ti,
O moj femra shqiptare,
Falmi mua dy sytë e zi!...
Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane 15 /04 /2015
No comments:
Post a Comment