Tuesday, May 12, 2015
















NOSTALGJI BUZË DETIT

Unë dhe ti buzë detit, dallga lehtë na përkëdhel,
Ne të dy të përqafuar këtë buzëmbrëmje në pranverë.
Unë dhe ti, këtë muzg sodisim perëndimin në qetësi, 
Ne të dy të dashuruar vetëm valët na bëjnë shoqëri.

Pak nga pak portokalli i dielli radhën ia la Hënës,
Ne të dy buzë detit të shtrirë mbi jastëkët e rërës...
Ashtu të përqafuar na u ndez sërish zjarri në gji,
Kujtonim kohën e shkuar të rinisë me nostalgji...

Eh, sa ëmbël flladi detar trupat tanë i ledhatonte,
Ashtu të përqafuar fort gjumi po na kaplonte...
Ti në vesh më pëshpërisje: Ah sikur të ishim të rinj,
Koha iku, vërtet u plakëm, por s’u venit kjo dashuri...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 22 / 04 /2015 ora 

No comments:

Post a Comment