TË PRES BUZË KALTËRSIVE...
E menduar në dritare qëndroj,
Me bulëzat e shiut luaj me duar,
Padashur seç me kujtuan,
Lotët e mi, si kristale të praruar....
Lotët vërtetë janë të kripur,
Se me ta dhimbjen pikoj,
Por dhe kur qaj nga gëzimi,
Pse ata të jenë njësoj?...
E menduar rri pranë dritares,
E me pikat e shiut luaj, si fëmi,
Më bëhen si stërkalat e detit,
Kur lojërat hokatare bënim të dy.
Të pres si gjithmonë buzë kaltërsive,
Te luajmë si dy fëmijë të pafajshëm,
Te kujtojmë sërish ato çaste, lumturie,
Ato vera që kaluam bashkë, të pandashëm.
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 11/05 //2015
E menduar në dritare qëndroj,
Me bulëzat e shiut luaj me duar,
Padashur seç me kujtuan,
Lotët e mi, si kristale të praruar....
Lotët vërtetë janë të kripur,
Se me ta dhimbjen pikoj,
Por dhe kur qaj nga gëzimi,
Pse ata të jenë njësoj?...
E menduar rri pranë dritares,
E me pikat e shiut luaj, si fëmi,
Më bëhen si stërkalat e detit,
Kur lojërat hokatare bënim të dy.
Të pres si gjithmonë buzë kaltërsive,
Te luajmë si dy fëmijë të pafajshëm,
Te kujtojmë sërish ato çaste, lumturie,
Ato vera që kaluam bashkë, të pandashëm.
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
No comments:
Post a Comment