Thursday, May 14, 2015

















NDJEJ ZEMREN QE ME RREH VETEM PER TY...

Perëndoj dhe dielli i kësaj dite,
Shëtisja, por s’e dija se ku...
Ashtu e veshur me fustan të kuq, 

Ti më thoshe eja këtu!...

Ecja e ecja e nuk të gjeja dot,
Kudo ku shkoja me ndiqnin sytë e tu,
Ecja në këtë tokë të thatë,
Ti me thoshe prapë, eja këtu!...

E veshur me fustan mëndafshi,
E s’dija as vetë ku shkoja ashtu.
Më pëshpërisje së bashku me erën,
Prapë me thoshe, eja këtu!...

Flladi i ngrohtë i dashurisë tende,
Me djeg e me vret me ngadalësi.
Po të kërkoj me kujtesën e shpresës,
Prit dhe pak, se pranë teje po vi!

Rend e rend, ja dielli perëndoi,
Dhe lodhje nuk po ndjej kurrsesi.
Ndjej shpirtin që po më përvëlohet,
Ndjej zemrën që me rreh vetëm për ty...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane   08 /05 /2015

No comments:

Post a Comment