![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjU51hdSBy4mMbLHnGQBOJ92rHKVk4vl6BQjSyj0oKBCh26A53xDlzEEcpQvhHYCyJuQp6VdV0RJe9LURHsmgJhtuEKZIgWL9JxLMKh8xiaU61XsePaF4YRSlkSkzJWrYKc72ar3b1OIxZN/s320/POEZI+NGA+LULI++KU+JANE+POETET+DASHAMIRES+2.jpg)
KU JANË POETËT DASHAMIRËS?
Pse heshtin ata që mike më kanë quajtur,
Mos vallë u vrau sytë libri im i parë?...
Për disa edhe unë kam kontribuar ,
Nuk e meritoj të heshtin kaq gjatë...
Pse kemi lindur me shpirt kaq të ngushtë,
E përditë zënka në faqet tona kemi shkruar,
Kam heshtur kur ka vjedhë mendimin dikush,
Nëpër vargjet e mia duke notuar...
E doja gëzimin me ta, ta ndaja filli,
Prandaj nuk më vjen mirë aspak...
Por disa janë fshehur si kërmilli...
Eh, shpirti i tyre ngeltë në atë guackë!
Kur këto vargje të sinqerta po shkruaj ,
Muza ime shumë larg më vajtka...
Urimin nga zemra më dërgoi mua,
Kush është poet dashamirës pa lajka...
Nuk dua like, po qe se nuk i meritoj.
Ju lutem çfarë ju thotë zemra dua,
Se unë me sinqeritet e dashuri këndoj,
Në publikimet e shpeshta të vargjeve tuaja.
Thonë se kjo botë është portokalle,
E siraja vjen tek secili shumë shpejtë,
Por kur të më kërkoni në tuajën valle,
S’keni për ta gjetur më miken Luljetë!.
LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
Tirane 12/03/2015
Pse heshtin ata që mike më kanë quajtur,
Mos vallë u vrau sytë libri im i parë?...
Për disa edhe unë kam kontribuar ,
Nuk e meritoj të heshtin kaq gjatë...
Pse kemi lindur me shpirt kaq të ngushtë,
E përditë zënka në faqet tona kemi shkruar,
Kam heshtur kur ka vjedhë mendimin dikush,
Nëpër vargjet e mia duke notuar...
E doja gëzimin me ta, ta ndaja filli,
Prandaj nuk më vjen mirë aspak...
Por disa janë fshehur si kërmilli...
Eh, shpirti i tyre ngeltë në atë guackë!
Kur këto vargje të sinqerta po shkruaj ,
Muza ime shumë larg më vajtka...
Urimin nga zemra më dërgoi mua,
Kush është poet dashamirës pa lajka...
Nuk dua like, po qe se nuk i meritoj.
Ju lutem çfarë ju thotë zemra dua,
Se unë me sinqeritet e dashuri këndoj,
Në publikimet e shpeshta të vargjeve tuaja.
Thonë se kjo botë është portokalle,
E siraja vjen tek secili shumë shpejtë,
Por kur të më kërkoni në tuajën valle,
S’keni për ta gjetur më miken Luljetë!.
LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
Tirane 12/03/2015
No comments:
Post a Comment