Monday, May 11, 2015
















PRANË TEJE ME AFRO!... 

Përse truri më nuk më punon, 
Vallë është shenjë në pleqëri?...
Të gjithë mundohen të më thonë,
Thyeje tabunë, ti o njeri!...

Rrënjët në shpirt i ke shumë thellë,
Gëzimet e largëta nuk të harrojnë ,
E sa më shumë të ikin vitet,
Më shumë pranë meje të afrojnë.

Largohesh, po unë përse kam frikë.
Ke një sirtar kujtimesh në timen kujtesë ,
Çdo gjë tënden e kam ruajtur reliktë,
Që e lexoj me ëndje ne çdo mëngjes.

Në horizonte kalojnë shkreptima,
Herë shfaqesh flutur, herë shpend i rrallë,
Në shpirtit tim, je si vetëtima ,
Vjen çdo mëngjes, më puth në ballë.

Me buzët e tua lehtë më ledhaton,
Unë nuk zgjohem, pranë teje të rri,
Ti sikur falje nis më kërkon...
Zemrën time të plagosur s’e kupton asnjeri.

Ti je princi im, që të ruaj me kujdes ,
Je një thesar që s'gjendesh kudo,
Oh, lermë larg teje kështu të vdes,
Ose pranë teje me afro!...

Luljeta Gjosha Pashollari.
Tirane Dt 17 .11.2014

No comments:

Post a Comment