Monday, May 11, 2015















EJA, T’I KTHEJMË PUTHJET NË MELODI

Pika yjesh derdhur mbi buzë,
Sytë e tu me perëndime zhveshur cullak,
Që u ndezin perlave zjarret shpuzë, 
Dhe perlëzohet në irisin epsharak...

Dhe tani nga vitet e përthyer butë
Si fashë fluide me flatra engjëllore,
Nga puthje yjesh nëpër buzë,
Po ndjej magjinë tende hyjnore

E dehur nga flladi që të përshkon ,
Kur fustani nga era fëshfërin veri,
Më prite te vendtakimi të kujtojmë,
Netët e argjendta që kaluam të dy.

Shtojzovalle je, apo perëndi?...
Afrohu pak të të përqafoj!...
Ma shuaj zjarrin që kam në gji,
Më trego, të tregoj sa të dashuroj...

Lëkura bardhoshe, me aromë trëndafili,
Sytë me erosin e kaltër të shkumëzuar,
Në pentagram, si këngë me cicërima bilbili,
Eja, t’i kthejmë puthjet në melodi të paharruar...

Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 06/03/2015 ora 

No comments:

Post a Comment