Thursday, May 21, 2015



















FATI IM, PSE ME MORE KAQ INAT?

Largësia prush, kujtim, vuajtje,
Largësia mall që s’shuhet kurrë,
Largësia zemre ma copëton, 
Largësia vullkan i jetës tonë...

Unë me dëshirën më madhore,
Ti me ndenjen e artë dashuri,
Ecim në autostradën qiellore,
Pse nuk takohemi, sa çudi?...

Dua të humbasim në kujtime,
Çastet magjike, te rikujtojmë
Dua të kthehesh në Niagarën time ,
Zemrat tona të qetësojmë.

Të kthehesh në një lule bore,
Që rrënjët thellë t’i kesh te mua,
Të jesh ujëvarë që të më njomësh,
Të jesh prush i zemrës siç të dua.

Te jesh diell që jetën më ndriçon.
Mbase shumë vite kanë kaluar,
Por nga zemra s’të shkul dot,
Larg meje pse ke qëndruar.

Por për natë ty të përqafoj.
Vjen më përkëdhel me dashuri,
Zemrën time ma copëton,
Kur pranë teje nuk vi të rri...

Fati im, pse me more kaq inat,
Atë që dua ta kem gjithmonë larg?
Dua të dëgjoj psherëtimat që thur ti,
Dua të më mbështjellës me zjarrin dashuri.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
 Tirane  17 /05 /2015

No comments:

Post a Comment