Ky i nxehti gushtit na përvëloi,
Të gjithë vendin anembanë,
Në dritare një zog më cicëroi,
Këngën e tij më derdhi si ujëvarë...
Trokiti gëzimi në shtëpinë time,
Dhe jetën befas ma ndriçojë,
Shpirti im i trazuar me dallgëzime,
Nga gëzimi i ri më fluturojë...
Fluturoi në viset e largëta,
Haberin e gëzuar tek ty dërgoi,
të njoftojë se u ngroh vatra,
Trashëgimia do të vazhdoj...
Me dhimbsesh se Ti s’gëzove,
S’provove këtë ndenje margaritar,
Dhe jetën larg nesh vazhdove,
Kur të pres te vendtakimi i parë;
Se kam shumë për të të treguar,
Ty që zemrën time ta kam falë,
Në këtë jetë, ku vetminë kam duruar,
Pak kam qeshur e shumë kam qarë...
Ja, filluan rrebeshet e gushtit,
Shtrëngatat mbuluan anembanë,
Por një shkëndijë drite u lëshua
Horizonteve shpërtheu fishekzjarrë...
Ishe ti, o ylber vezullues,
Që lotët e syve m’i ke tharë,
U bëre busull në jetën time,
Me dashurinë për ty, o engjëll i rrallë...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane :13.08.2017
No comments:
Post a Comment