Thursday, September 24, 2015

















MALLI MË KA MARRË

Malli më ka marrë, si kurrë ndonjëherë...
Të pres të vish e në dritare rri përherë,
Pse larg me rri e për mua nuk mendon?... 
Ti kurrë mos e harro, dashurinë tonë!...

Shpesh mërzitem pse s’më shkruan letër,
Se kur jemi përballë, më shikon si asnjë tjetër...
Shikimi i yt si shigjetë e mprehtë më shpon.
Inat kam me veten pse të dua fort gjithmon’.

Kur më ngul shikimin, më verbon me dritë,
Udhëtoj kilometra, të të shikoj pak sytë,
Janë si kokërr ulliri, në ngjyrën kafe ...
E në zjarr, të thuash, për ty do të hidhem.

Ku do të të pres, më trego qysh tani!?...
Te stoli në park, kur ne uleshim gjithnji,
Apo në lokalin, ku bashkë kemi drekuar,
Aty buzë Shirokës, me lule gjelbëruar?...

Buna lozonjare, duket e qetë gjithmonë,
Kur del nga shtrati, përmbyt Shkodrën tonë.
Kalaja e lashtë e Rozafës, gji i jep të pi,
Që të gjallrojë përherë e jona dashuri...

Të pres aty kurdoherë, deri sa të jem gjallë,
Të vish me vrap e të me pushtosh me mall !...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane : 11/09/2015

No comments:

Post a Comment