Thursday, September 24, 2015















NJËZET VJET MË PARË...

Si sot e njëzet vjet erdhe, Kurban Bajram,
Po ti çuditërisht nga unë kurban kërkove
Dhe zemrën time ti rëndë e plagose, 
Njeriun më të shtrenjtë më more!...

Më le vetëm, i dashur, se ashtu e deshi fati,
E nga kjo jetë ti krejt papritur u largove.
Ndonëse të varrosa pranë familjes te fshati,
Jetën time ti krejtësisht e shkatërrove...

Pavarësisht se dy dekada kanë kaluar,
Unë prape e ruaj në gji atë zjarr për ty...
Kjo botë na qenkish shumë e trazuar,
Me mundim e djersë rrita tre fëmi...

Shumë veta më thonë, pse nuk bën urim,
prandaj vendosa t’i shkruaj këto vargje...
Dikush derdh lot, dikush ngazëllehet plot gëzim,
Jeta vazhdon, pavarësisht se ka shume halle...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane :24/09/2015

No comments:

Post a Comment