![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgQx_Wy8_nDaGvV8xygXMFZGlsEWSpDuhcSqF870566s0NGMcfH95R2k1MD6oRiQJcKf_EylgiRM2AtjOgKKEsJXYOu7xdGvVwDbVs1w6WKhkyt1S26y07C4lTox7mxVqYgqfqA_mcfAyIm/s320/POEZI+NGA+LULI+E+BUKURA+LOZONJARE.jpg)
E BUKURA LOZONJARE
E bukura ime, moj lozonjare,
në valët e detit si shtojzovalle,
Rrëshqet mes dallgëve si një sirenë,
Gjithë bregun e detit e le pa mend.
Në ëndrra shpesh vija tek ty ,
e lodronim së bashku te dy,
Të puthja në faqe, si i lebetitur,
gjersa nga gjumi çohesha i tronditur.
Por nga kjo ëndërr nuk shpëtoj dot,
Dashuria për ty më ka rënë në koke,
Dhe po vazhdova të vuaj për ty,
Do vyshkem do thahem për ata sy.
Dua që mbi dallgët e detit të lodrosh,
Stërkalat te njomin trupin tënd bukuroshe,
Si një trëndafil plot petale të çelesh ti,
Aroma jote të përhapet në gjithësi.
Çapkënia ime, moj sy larushe,
Ke çelur si manushaqe mes gëmushe,
Të shpërndash aromën në çdo vend,
Të gjithë njerëzit të m’i lësh pa mend.
Natën kur hëna në qiellin të ndrit
Shkëlqimin tënd mos ta venit,
Yjet të zbresin në supet e tua
Si margaritar supet për t’i ndriçuar.
I zgjata duart të pushtoj pa fjalë,
Po ti më rrëshqite porsi ngjalë,
Dua të mbështjell me krahët e mi,
Të notojmë të dy në përjetësi...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece :23/ 08 /2015
E bukura ime, moj lozonjare,
në valët e detit si shtojzovalle,
Rrëshqet mes dallgëve si një sirenë,
Gjithë bregun e detit e le pa mend.
Në ëndrra shpesh vija tek ty ,
e lodronim së bashku te dy,
Të puthja në faqe, si i lebetitur,
gjersa nga gjumi çohesha i tronditur.
Por nga kjo ëndërr nuk shpëtoj dot,
Dashuria për ty më ka rënë në koke,
Dhe po vazhdova të vuaj për ty,
Do vyshkem do thahem për ata sy.
Dua që mbi dallgët e detit të lodrosh,
Stërkalat te njomin trupin tënd bukuroshe,
Si një trëndafil plot petale të çelesh ti,
Aroma jote të përhapet në gjithësi.
Çapkënia ime, moj sy larushe,
Ke çelur si manushaqe mes gëmushe,
Të shpërndash aromën në çdo vend,
Të gjithë njerëzit të m’i lësh pa mend.
Natën kur hëna në qiellin të ndrit
Shkëlqimin tënd mos ta venit,
Yjet të zbresin në supet e tua
Si margaritar supet për t’i ndriçuar.
I zgjata duart të pushtoj pa fjalë,
Po ti më rrëshqite porsi ngjalë,
Dua të mbështjell me krahët e mi,
Të notojmë të dy në përjetësi...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece :23/ 08 /2015
No comments:
Post a Comment