Thursday, September 24, 2015


















MOS ME LER TE VUAJ

Edhe po s’më deshe, mos më lër të vuaj, 
Pak nga pak ti shpirtin po ma merr... 
Nga heshtja jote jam e përvëluar, 
Dashuria ime për ty kurrë nuk do vdes...

Edhe po s’më deshe, unë prapë do të dua,
Këtë e ke dëgjuar shpesh e duhet ta dish,
Edhe në qoftë se vdes, dheu nuk me tret
Kurrë s’kam pranuar të jem për ty një ish.

E në qofte se pendohesh e mua më kërkon,
Ti e di shumë mirë ku mund të më gjesh,
Puthja jonë e parë, te parku në stol,
Do ngelet margaritar i ndritur mes nesh.

Edhe pse larg teje, në një vend të huaj,
Unë mendjen tek ty e kam e aty e mbaj.
E në breg të detit shumë e dashuruar,
Dashuria për ty ndrin kudo e në çdo skaj...

Edhe në qoftë se të thërras, nuk bëj gabim,
Se nga ty vetëm ditë behari mbaj mend,
E kur kishte rrebeshe me shi pa pushim,
Gjoksin tënd mburoje kisha në çdo vend.

Ty të vjen keq se s’të le rehat, me vargje,
shkruaj për dashurinë e ndoshta të brengos,
Por edhe kur shoh këtu ndonjë anije të madhe,
zemra më thotë, mendjen nga ai, mos hiq mos!...

POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
GRECE :24/08/2015

No comments:

Post a Comment